MPB njofton se dje policia ka arrestuar një person i cili kërkohej me fletëarrest vendor.
“Më 20 tetor 2021 në Shkup, oficerët e policisë nga ekipi i kërkimit në SPB Shkup, në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup, arrestuan A.P. (41) nga Shkupi.
Ai kërkohej për vuajtjen e dënimit me dy vjet e gjysmë burg për veprën penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.
Personi do të dorëzohet burg për të vuajtur dënimin.
Comments are closed for this post.