Nëpunësit policorë nga Stacioni i Policisë për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “jug”, në autostradën Gevgjeli – Shkup në afërsi të Negotinës dje e kanë privuar nga liria H.A. (51) nga Shkupi. Ai me një automjet të mallrave “mercedes”, të cilin e ka ngasur, ka goditur rrethojën në autostradë.

Siç informoi sot në MPB, për shkak të njohurive se transporton emigrantë, ishte kryer bastisje në teren dhe në afërsi të vendit ishin gjetur tre emigrantë nga Iraku, prej të cilëve dy të mitur, kanë konfirmuar se para aksidentit janl transportuar me automjetin. Personi ishte mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim adekuat.