Policia dje ka arrestuar një 22-vjeçar nga Shkupi për të cilin kishte urdhërarrest vendor.

“Më 05.04.2022 në ora 00:30 në rrethinën e Aerodromit, polica ka arrestuar E.D. (22) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shlyerjen e vuajtjes së dënimit me dy vite bur për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

E.D. është dërguar në burgun e Idrizovës për shlyerjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB.