Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski mëngjesin e sotëm u arrestua dhe u dorëzua para Gjykatës Penale me procedurë paraprake, ndërsa mbrëmjen e sotme gjykata ka vendosur për të masën e arrestit shtëpiak. Kurse për të akuzuarit e tjerë janë marrë masa të tjera, por asnjë kërkesë për paraburgim nuk është pranuar.

Për ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, derisa njëri nga personat dyshohet për vepër penale “ndërtim të jashtëligjshëm”.