Armand Duka zgjidhet në bazë të votimit Presidenti i FSHF-së pasi kalon numrin e 29 votave që i duheshin për të fituar që në raundin e parë.

Armando Duka u shpall fitues me 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova (2 vota të pavlefshme) ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, i cili nuk ishte prezent në mbledhje.

Ende mbetet e paqartë situata, sepse akoma kemi një vendim gjykate në fuqi që ka pezulluar nga detyra presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do ti respektoj dhe do të mundohem ti korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”. /albeu.com/