Arabia Saudite po planifikon të krijojë një qytet të ri ndërkufitar, ku do të dominojnë ligjet perëndimore.

Vendi i ri do të quhet “Neom” dhe do të ngrihet pranë Detit të Kuq, raporton The Daily Mail.

Projekti madhështor kap vlerën e 400 miliardë paundëve dhe është pjesë e strategjisë së sauditëve për t’u kthyer në një qendër globale për ngjarje sportive.

Qyteti i ri do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, me ligje të ndryshme për punëtorët dhe të drejtat e grave.

Gjithashtu këtu vizitorët do të kenë më shumë liri, siç është e drejta për të pirë alkool apo për t’u veshur ndryshe nga çfarë parashikojnë ligjet e rrepta të Arabisë Saudite.

Në qytetin e ri do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe njerëzit do të kenë lirinë për të bërë gjithçka që lejohet edhe në Perëndim.