Apple ka fshirë nga App Store aplikacionin e Kuranit në Kinë, pas kërkesës së bërë nga zyrtarët vendas.
Aplikacioni “Quran Majeed” mund të shkarkohet në të gjithë botën dhe përdoret nga miliona besimtarë myslimanë. BBC raporton se fshirja është bërë për përmbajtje të paligjshme të teksteve fetare.
Fshirja e aplikacionit u raportua fillimisht nga Apple Censorship , një faqe interneti që monitoron aplikacionet në App Store. Sipas kompanisë që ka krijuar aplikacionin, ai është hequr për shkak se përmban materiale që kërkojnë autorizime shtesë nga autoritetet kineze. Kompania tha se kishte rreth 1 milion përdorues në Kinë.
Partia Komuniste e Kinës zyrtarisht e njeh islamin si fe brenda territorit të saj. Por Kina është akuzuar vazhdimisht për shkelje të të drejtave të njeriut, e madje edhe për gjenocid, kundër grupit etnik ujgur në provincën Xinjiang, të cilët janë kryesisht praktikantë të besimit islam.
Comments are closed for this post.