Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, ka kërkuar nga furnizuesit e vet që t’i bëjnë gati së paku 75 milionë telefona iPhone me rrjetin 5G për këtë vit, bashkë me modelet e orës së mençur Apple Watch, një model të ri të tabletit iPad Air dhe një tablet më të vogël, të quajtur HomePod.
Kompania pret që dërgesat për këtë gjeneratë të telefonave të arrijnë në 80 milionë brenda vitit 2020, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Apple po synon që t’i hedhë në treg katër modele të reja të telefonave iPhone muajin e ardhshëm. Këto modele do ta kenë rrjetin 5G, një dizajn më ndryshe dhe më shumë zgjedhje për madhësinë e ekranit, raporton Bloomberg.
Kjo kompani është gjithashtu duke e përgatitur një iPad Air të ri, dy versione të reja të orës Apple Watch.
Përpos këtyre pajisjeve, raportohet se kompania e njohur është duke zhvilluar edhe një model të ri të televizorit Apple TV, ndonëse ai mund të mos jetë i gatshëm për treg deri vitin e ardhshëm.
Megjithatë, zyrtarët e kësaj kompani nuk i janë përgjigjur kërkesës së agjencisë Reuters për koment në lidhje me raportimin për përgatitjen e modeleve të reja.
Comments are closed for this post.