Gordon Corera (BBC) – Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake që të vendosë forcat bërthamore në një gjendje speciale gatishmërie.

Kjo vjen pas asaj që Moska e quan si një qëndrim agresiv nga shtetet anëtare të NATO-s.

Lideri rus e ka bërë tashmë një paralajmërim të koduar që ai është gati që të përdorë armët bërthamore, ndërsa ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Javën e shkuar ai paralajmëroi që kushdo që përpiqet që ta ndalojë, do të përballet me pasoja që kurrë nuk i ka përjetuar në histori.

Të tilla fjalë u interpretuan si një sinjal kërcënues për të përdorur armët bërthamore nëse Perëndimi i dilte përpara në rrugën e tij.

Gjendja e gatishmërisë për forcat bërthamore është mënyra se si Moska po bën paralajmërimin e saj.

Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë që të lëshohen bombat bërthamore.

Por kjo nuk do të thotë se qëllimi është që ato të përdoren.

Rusia ka mjaftueshëm bomba atomike për të shkatërruar botën, e po ashtu edhe NATO ka mjaftueshëm që ta dërrmojë atë.

Por qëllimi është që të ndalet mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke krijuar frikë me idenë se deri sa larg mund të shkojë Putin, e të krijojë pasiguri në lidhje me llojin e mbështetjes që presidenti rus do të konsiderojë të tepërt për Ukrainën.