Lideri i BDI -së Ali Ahmeti e ka quajtur një lajm të trishtë tërmetin e rëndë që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të së martës duke shkaktuar viktima informon Tetova sot.

Ky është postimi i plotë i kreut të BDI -së:

Lajm i trishtë që në orët e hershme të mëngjesit për tërmetet e rënda që goditën Shqipërinë dhe u ndjenë gjithandej duke shkaktuar viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha.

Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ndërsa dalja jonë në krah me të gjitha mundësitë tona nuk do të mungojë, jemi me ju!

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpresën për shërim sa më shpejtë të të lënduarve.