Të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit.

Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve.

Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.