Gjermania ka akuzuar gjashtë shtetas të huaj për planifikim të sulmeve terroriste në emër të Shtetit Islamik, njoftoi zyra e prokurorit federal.
Të dyshuarit, akuzohen ndër të tjera, për formimin e një organizate terroriste.
Sipas deklaratës, ata synonin të kryenin sulme të gjera në Gjermani dhe Evropën Perëndimore, por nuk kishin një plan konkret kur ndërhynë forcat e rendit.
Sipas medieve të huaja, ata kishin qenë në kontakt me Shtetin Islamik të provincës Khorasan, dega afgane e Shtetit Islamik.
Kjo degë mori përgjegjësinë për sulmin masiv të muajit të kaluar në Moskë që vrau të paktën 137 njerëz.
Sipas hetuesve, të dyshuarit mbërritën në Gjermani nëpërmjet Ukrainës pas fillimit të luftës atje në pranverën e vitit 2022 dhe krijuan një celulë terroriste së bashku me një anëtar tjetër nga Holanda.
Ata u takuan rregullisht për të diskutuar qëllimet e tyre dhe për të vëzhguar vendndodhjet e mundshme në Gjermani, thanë prokurorët në një deklaratë.
Comments are closed for this post.