Një aktore e filmave për të rritur, e cila u bë e famshme edhe pasi morri pjesë në një reality show, ka njoftuar që planifikon të jetë pjesë e garë për kryetare të qytetit të saj në rajonin Murmansk të pjesës veriore të Rusisë.
Elena Berkova ka kërkuar nga ndjekësit e saj në instagram (votues potencial) të qytetit të saj për t’i treguar vështirësitë e tyre.
“Çfarë probleme keni ju në qytet? Si janë gjërat në infermieri, shkolla, shtëpi apo spitale …? Dua që të di çdo gjë rreth Murmanskit! Unë jam me ju” shkroi ajo në një postim.
Duke folur për radion lokale, Berkova premtoi që ta lansojë programin e saj politik, dhe zgjidhjet të cilat ajo i ofron nëse zgjedhet kryetare.
Edhe pse komentuesit janë skeptik, Berkova ka shfaqur ambiciet e saja për të filluar një karrierë politike. Në vitin 2009, ajo njoftoi se do të garojë për kryetare në qytetin Sochi dhe madje lëshoi edhe një video fushate, por kurrë nuk u regjistrua si kandidate.
Comments are closed for this post.