Sot është vërejtur prani e shtuar e policisë në Shtip, Shkup dhe në disa nga pikat kufitare drejt Kosovës. Jozyrtarisht, aksioni përfshin kontrolle në më shumë se 10 lokacione – në banesa, automjete, kontrolle personale, si dhe në hapësira zyrtare të MPB-së, përfshirë edhe zyrën për të huaj në ndërtesën e TVM. Po ashtu, jozyrtarisht, po konfiskohen sende personale, telefona celularë dhe dokumentacion i rëndësishëm i lidhur me këtë skemë kriminale.