Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër!
Më 24.04.2019, me fillim në ora 10:00, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup do të fillojë aksion masiv për pastrimin e deponive të egra. Aksioni do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha komunat e Shkupit, në të cilin do të marrin pjesë administrata e Ndërmarrjes dhe e komunave, studentët nga të gjitha universitet e qytetit, përfaqësues të sektorit joqeveritar si dhe shkollat e mesme dhe fillore.
Qëllimi është ngritja e vetëdijes publike për dëmet nga veprimi jo i drejtë me mbetjet dhe rreziqet nga krijimi deponive të egra të cilat drejtpërdrejt e ndotin mjedisin jetësor dhe paraqesin kanosje për shëndetin e njeriut.
Duam t’i ftojmë të gjithë qytetarët e qytetit të Shkupit të na bashkëngjiten në këtë iniciativë dhe me praninë e tyre të dërgojnë porosi të qartë për rëndësinë e veprimit të ndërgjegjshëm me mbetjet.
Fillimin e aksionit do ta shënojë drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani, ku të pranishëm do të jenë u.d ambasadorja e SHBA-vë në RMV, znj. Mikaela Shvajcer Blum, ambasadori i Francës në RVM, z. Kristian Timonie, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, përfaqësues të dhomës Ekonomike të RMV, profesorë e studentë nga fakulteti Ekonomik, Universiteti i EJL, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit, si dhe drejtorët e të gjitha ndërmarrjeve publike në qytetin e Shkupit.
Aksioni do të fillojë dhe do të zhvillohet njëkohësisht në këto lokalitete:
Komuna Gazi Babë: Rr.808, nga rest.”Dojrana” në drejtim të Fershpedit
Komuna Aerodrom: Qendra e transportit, në drejtim të Fondit Pensional dhe Kejit.
Komuna Kisella Vodë: Salla “Rasadnik”
Komuna Qendër: Para Hotelit VIP, përballë TVM-së, në drejtim të QMK dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Komuna Karposh: Semaforët para rrugës Momin potok, në drejtim të Ambasadës së SHBA-ve.
Komuna Gjorçe Petrov: Fushat e lojës afër lumit, majtas semaforëve te Tineksi.
Komuna Saraj: Parku në afërsi të komunës.
Komuna Çair: Tophanë, udhëkryqi që lidh rrugët Xhon Kenedi dhe brigadën Maqedono – Kosovare
Komuna Butel: Seravë, në drejtim të Shtëpisë për përkujdesje ,,25 Maji”
Komuna Shuto Orizare: Stacioni i fundit i autobusit nr 19-të.
Comments are closed for this post.