Tridhjetë e një vjeçari nga fshati Nerovë të Krushevës ka marrë lëndime nga aksidenti që ndodhi sot në rrugën Tetovë – Gostivar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën për dalje drejt Kamnjanit.

“Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete. Mercedes me tabela të Gjermanisë e drejtuar nga N.U (55) nga fshati Debresh i Gostivarit dhe BMW me tabela të Krushevës e drejtuar nga E.A (31) nga fsahti Nervoë”, thonë nga SPB Tetovë.

Sipas zëdhënësit të SPB – Tetovë, Marjan Josifovski, në aksident automjeti BMW ka dalë prej rrugës, dhe shoferi ka mbetur me lëndime të lehta. Shoferi i mercedesit gjithashtu ka qenë i vetëm në automjet dhe nuk është lënduar.