Me gjithë këto aktivitete elektromagnetike që na vijnë nga dielli, fushat tona elektromagnetike mund të “përzihen” goxha shumë

Por edhe nëse nuk ndodh kjo, shkencëtarët kanë vënë re që ekziston një lidhje në mes shpërthimeve e flakadanëve diellorë dhe disponimit tonë.

Efektet solare

Instituti për problemet e ekologjisë industriale kanë përcaktuar që aktivitetet gjeomagnetike kanë treguar tri kulmet sezonale të aktivitetit solar, të cilat kanë ndodhur rregullisht çdo 24 vjet (nga marsi deri në maj e përsëri nga korriku deri në tetor). Secili nga këto kulme ka përkuar me rritjen e ankthit, depresionit, çrregullimeve bipolare dhe vetëvrasjeve.

Një nga shpjegimet e lidhjes në mes maksimumit të aktivitetit solar dhe sjelljes së njerëzve është që stuhitë solare shkatërrojnë balancimin e ritmit tonë cirkadian (ritmi i brendshëm i aktiviteteve ditore karakteristik për të gjithë organizmat e gjallë përveç baktereve) respektivisht të orës.

Gjëndra pienale – Epifiza në trurin tonë nën ndikimin e aktivitetit elektromagnetik shkakton prodhim më të vogël të melatoninës. Melatonina në tru ndikon si “relaksues” apo qetësues, respektivisht krijon veprim relaksues dhe kështu na ndihmon që të flemë. Por për shkak të anomalisë elektromagnetike sasia e reduktuar e melatoninës ndikon në pagjumësi, depresion, shqetësime dhe

“Sistemi rregullator cirkadian varet nga përsëritja e stimujve nga mjedisi të cilat rregullojnë apo përshtatin orët tona të brendshme. fushat magnetike mund të nga ato ndikime nga mjedisi”, thotë psikiatrja Kelly Posner nga Universiteti Columbia.

Simptomat solare dhe efektet anësore

Efektet psikologjike të krijuara me shkarkimet masive koronare solare zakonisht zgjasin shkurt, por na krijojnë shumë vështirësi duke përfshirë: dhimbjen e kokës, rrahjen e forcuar të zemrës, ndryshimet e disponimit dhe disponimin në përgjithësi të keq.

Të menduarit kaotik dhe konfuz dhe sjelljet e çuditshme janë po ashtu të shtuara dhe të shpeshta.

Erupsioni diellor zakonisht hedh rreth 10 miliardë kilogramë të plazmës solare në gjithësi. Me siguri e keni vështirë ta paramendoni atë shifër, por ta dini që është sasi enorme. Një deri tri shpërthime janë përditshmëri në diell, por valët e grimcave të ngarkuara nuk vijnë gjithmonë deri te planeti ynë. Për ato që arrijnë deri tek ne mund të themi që janë e bukura dhe bisha

Grimcat nga CME “kapen” në rrjetin e forcave magnetike të tokës dhe ndeshen me atomet e gazrave atmosferike. Rezultati është himera shumëngjyrëshe të cilën e quajmë Aureora (Borealis në hemisferën veriore dhe Polaris në hemisferën jugore) ose dritë polare.

Derisa edhe paraardhësit tanë kanë shijuar sikurse ne këto tapiceri të ngjyrave dhe ndoshta kanë pasur edhe ndryshimet në disponim gjatë kohës së shpërthimeve solare, të paktën ata nuk janë brengosur se çfarë çrregullimesh shkaktojnë stuhitë tek satelitët dhe rrjetet energjetike, siç na brengos neve sot.

Fusha magnetike

Fakti që njerëzit ndryshojnë fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht për shkak të ndikimit të shpërthimeve elektromagnetike nga dielli, na bën që të pyetemi se si ndikon në ne bombardimi me grimca nga pajisjet digjitale në bazë ditore. E gjithë kjo çon te mendimi që megjithatë ka ardhur koha për zgjidhje të çmendura siç është kësula nga foliet prej alumini e cila gjoja do të na mbronte nga anomalitë EM.

Megjithatë, mos u befasoni nëse së shpejti shfaqet edhe shprehja e re dhe arsyetimi: “është i pafajshëm për shkak të çrregullimeve elektromagnetike.