Pija kola daton në vitin 1885 dhe u shpik nga John Pemberton, një farmacist nga Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhias. Thuhet se Pemberton e bëri formulën origjinale në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Droga, pija fillimisht u tregtua si një “ilaç” dhe që Pemberton e përshkroi atë si një “pije tonifikuese dhe intelektuale të trurit”, duke pretenduar se shëronte dhimbjet e kokës, stomakun e mërzitur dhe lodhjen.

Një artikull i detajuar në faqen e internetit të institutit thotë se Coca-Cola, në fakt, dikur përmbante kokainë, e cila ishte e ligjshme në atë kohë dhe gjithashtu një përbërës i zakonshëm në ilaçe.

Njerëzit besonin se kokaina ishte e sigurt nëse konsumohej në sasi të vogla.

Sipas artikullit, receta e Pemberton përmbante kokainë në formën e ekstraktit të gjetheve të kokës.

Kështu e ka marrë emrin Coca-Cola, ku pjesa e dytë vjen nga arra kola që përmban një tjetër stimulues, kafeinë.

Në vitin 1892, farmacisti nga Atlanta, Asa Candler, kishte blerë Coca-Cola nga Pemberton dhe krijoi kompaninë Coca-Cola. Candler reklamoi Coca-in si pije dhe e vuri në dispozicion në sportelet e drekës në të gjithë SHBA-në.

Pija përmbante ende një gjurmë kokaine.

Pasi disa amerikanë filluan të flasin kundër përdorimit të përbërësve të varur në ‘ilaçe”, shumë prodhues rinovuan formulat e barnave të tyre, sipas institutit.

Sasia e kokainës në Coca-Cola gjithashtu u reduktua me kalimin e kohës, dhe pija u bë pa kokainë deri në vitin 1929.

Coca-Cola që ne konsumojmë sot nuk përmban kokainë./21Media