Celuliti shfaqet më shumë gjatë moshës së pubertetit, shtatzënisë dhe gjatë periudhës së menopauzës. Ai krijohet kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e disa depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së jashtme.
Disa nga ushqimet, të cilat janë shkaktare te celulitit janë:
Sheqernat- inflamacioni është një faktor, që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen dhe të përthithin lëngje. Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin, ndërkohë toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën, të cilat janë proteina që mundësojnë butësinë e lëkurës. Pra, karbohidratet shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit.
Ushqimet e gatshme– patatinat, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara janë disa nga ushqimet, të cilat janë shkaktare kryesore të celulitit.
Kripa– krahas dëmeve shëndetësore që ka, kripa është shkaktare e akumulimit të lëngjeve dhe toksinave në inde yndyrore. Një gjë e tillë e prish paraqitjen e jashtme të lëkurës, duke shkaktuar shenja celuliti.
Disa nga metodat e heqjes së këtyre shenjave janë: konsumoni shumë ujë, uji me limon, çaji jeshil, vitaminat si dhe konsumimi i ushqimeve natyrale.
Comments are closed for this post.