Trupi i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në pikët kufitare të Kakavijës, ku do të përshëndetet me një ceremoni nderimi.
Arkëmorti ka mbërritur në Gjirokastër, aty ku do mbahet edhe meshë në kishë për nder të Kryepeshkopit.
Më pas kortezhi do të vijë në rrugë tokësore drejt Tiranës. Ai shoqërohet nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Nikolla, ipeshkvi Anastas Krougias dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Giokas dhe Fr. Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë pas disa dekadash persekutimi. Në emër të Kishës së Greqisë, shoqërues është nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.
Sinodi i Shenjtë i Kishës së Shqipërisë njoftoi se pritja e shenjtërimit të të bekuarit Kryepeshkop Anastas në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë do të bëhet të martën, më 28 janar 2025 në orën 16:00.
Mesha Ekzodioze do të mbahet të enjten, më 30 janar, në orën 11:00. Nga Kisha e Shqipërisë është shpallur pesë ditë zie nga data 25 deri më 29 janar 2025.
Comments are closed for this post.