Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e së premtes në Shkodër. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti ka patur një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 14 km në jug të Shkodrës, teksa lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Malin e Zi dhe ne vendin tonë.

Tërmeti është regjistruar në orën 14:39 deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por ka shkaktuar panik tek banorët.