Me rastin e përfundimit të punëve ndërtimroe në aksin Kumanovë – Beljakovcë (Korridori 8 aksi lindor) kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do ta lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë – Beljakovcë.
Hekurudha Kumanovë – Beljakovcë është me gjatësi prej 30,8 kilometrave dhe në të janë ndërtuar tre stacione hekurudhore (Kumanovë e Re, stacioni i rikonstruktuar ekzistues Kumanovë, 6 ndalesa, 5 ura, 1 tunel, kanale me diametër të ndryshëm, mbrojtje anësore, kanale kulluese, rrugë anësore, barriera me zë, mure mbrojtëse, shtresë e sipërme dhe sinjalizim dhe telekomunikacion. Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizuese-telekomunikuese në vlerë prej 10 000 000 eurove, ulëse alumini, streha të çelikta, ekranë, ndriçime LED.
Siç informon shërbimi qeveritar për shtyp, gazetarët do të kenë mundësi së bashku me kryeministrin Mickoski dhe ministrin e Transportit Nikollovski t’i provojnë me lokomotivë binarët e rinj të hekurudhës.
Comments are closed for this post.