Në Kuvend nuk kaluan asnjë nga 4 interpelancat të dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni. Në seancë e cila filloi nga ora 11: 00 dhe zgjati deri në orët e vona të së premtes , për secilën interpelancë u diskutua dhe u votua veçmas. Interpelancat e Frontit Evropian nuk u përkrahën as nga LSDM-ja opozitare
Shumica e partive parlamentare si nga pushteti ashtu edhe opozita para nisjes së seancës u deklaruan se nuk do t’i pranojnë interpelancat e iniciuara për katër ministrat aktual.
“Për ” interpelancën e Zv/kryeminsitrit të parë Izet Mexhiti votuan vetëm 3 deputetë , ndërsa 64 “kundër”, ndërsa për interpelancën e zv/ kryeministrit Ivan Stoilkoviq 7 vota “për” dhe 52 ” kundër”. Për interpelancën e ministrit të brendshëm Pançe Toshkovski “për “votuan 7 deputet ndërsa “kundër” 63, kurse bilanci i votimit për zv/ ministrin e brendshëm Astrit Iseni, 4 vota “për” dhe 62 “kundër.
Në seancë, kaloi vetëm interpelanca për kryetaren e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti , e dorëzuar nga Partia ” E Majta”. Për shkarkimin e saj votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, Lëvizjes Znam dhe Levicës , ndërsa Kundër votuan deputetët e Frontit Evropian dhe koalicionit VLEN.
Por, nga zyra e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi thonë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik.
Comments are closed for this post.