Shkupi mëngjesin e sotëm është mbuluar nga mjegulla e dendur, deri sa sërish gjendet në TOP 10 qytetet më të ndotura në botë. Sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi është në vendin e 9 dhe bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 156.

Nga vendet e rajonit, Sarajeva radhitet e treta me vlerë të AQI-së prej 225. IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.