Mozzik dhe Loredana Zefi ditë më parë sollën edhe një bashkëpunim të ri që po mirëpritet prej fansave.
“Romeo&Juliet” ishte bashkëpunimi i dytë që prej kohës se kur janë bërë edhe çift i ri i estradës muzikore shqiptare.
Dyshja duket se janë përshtatur aq mirë në muzikë, sa që po pushtojnë top listat e huaja.
Theksojmë se kënga po qëndron në vendet e para në Gjermani e Zvicër, por duket se ka arritur të dëgjohet edhe përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht në SHBA.
Projekti tashmë, sipas Mozzikut, ka arritur të futet edhe në Top 10 të Amerikës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Top 10 edhe në Amerikë”, ka shkruar ndër të tjerash reperi në llogarinë personale në Instagram gjersa kënga është shikuar rreth shtatë milionë herë në YouTube.
Ndryshe, çifti që muaj më parë janë bërë edhe prindër të një ka paralajmëruar se është duke punuar në këngën e re që do të titullohet, “Tom&Jerry”.
Comments are closed for this post.