Presidentja Gordana Siljanovska Davkova si dhe Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Dy vendet tona kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe ndajnë një vizion për një rajon të qëndrueshëm dhe të avancuar. Ne jemi të gatshëm për përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm, në interes të qytetarëve tanë, ka shkruar presidentja Gordana Siljanovska Davkova

Ky moment i veçantë na ofroi mundësinë të festojmë unitetin dhe pavarësinë e kombit shqiptar, si dhe marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me këtë rast, i shpreha ambasadorit urimet më të sinqerta për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar kudo”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.