Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë ka njoftuar që Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror “22 Nëntori” ka vendosur që ky çmimi t’i jepet Avzi Mustafës dhe Afrim Osmanit.
“Për arritjet në sferën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilat kontribuuan në promovimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë çmimi u jepet: Prof.Dr. Avzi Mustafa -pedagog dhe Prof.Dr. Afrim Osmani, profesor universitar”, sqaroi Këshilli.
Ky çmim pritet të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë më 22 nëntor në ora 11:00.
Ndryshe, 22 nëntori në Maqedoninë shënohet si ditë jopune për shqiptarët, për nder të Ditës së Alfabetit në gjuhën shqipe.
Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë, Kosova pritet ta vendos 22 Nëntorin në listën e festave shtetërore.
Comments are closed for this post.