Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevc të Tetovës, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistë nga fshati Bogovinë.

Alpinistet ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë ditës ata kanë shkuar në malin mbi fshatin Përshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar kishte qenë kur ata ndodheshin tek “Tre çeshmat” afër kufirit me Kosovën.

“Personat ë dërguar për kontroll shëndetësorë në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.