Kryeministri Hristijan Mickoski sonte edhe njëherë theksoi se në vend ekziston vetëm një akademi e shkencave dhe arteve – ASHAM.
“Në Maqedoni ka një akademi, ajo është ASHAM. Ne si VMRO-DPMNE nuk dëshirojmë të diskutojmë një gjë të tillë dhe as nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Për ne ka vetëm ASHAM. Pikë. Gjithçka përfundon këtu. As nuk kam ndërmend të humbas asnjë shkronjë të vetme për ndonjë gjë tjetër. Komuna vendos se si dhe ku do t’i shpenzojë paratë. Kjo është e drejta e saj. Se a do të financojë një shoqatë joqeveritare dhe me çfarë do të merren, sport apo diçka tjetër, në rastin siç thoni ju do të quhet akademi, kjo është punë e Komunës”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Comments are closed for this post.