Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur pa shenja jete në Sllatinë të Tetovës.

Dyshohet se ato janë rrahur për vdekje nga një 50 vjeçar, bashkëshorti i viktimës.

Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po kryhet obduksioni. Ndërsa, bashkëshorti i viktimës është sjell në spitalin e Tetovës prej ku pritet të ndalohet në polici. I dyshuari R.Sh, është ndaluar në komisariat, për veprime të mëtejshme.