Kryeministri hungarez Viktor Orbán nga Ohëri ka dhënë një intervistë për median hungareze “Radio Kossuth”, duke thënë se ekonomia botërore është e ndarë në lindore dhe perëndimore, por Hungaria nuk do të mbajë anë.
“Qeveria dëshiron që Hungaria, siç fitoi në dekadën e kaluar, të jetë në gjendje të fitojë në dekadën e ardhshme. Ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në periudhën e fundit kanë ndryshuar ekonominë botërore dhe humbësit e ndryshimeve do të jenë ata që nuk përshtaten me të. Kërkon mjete të reja, metoda të reja dhe një politikë ekonomike, që është politika ekonomike e neutralitetit”, tha ai.
Kreu i qeverisë hungareze thotë se tani po krijohen dy blloqe, një perëndimor dhe një lindor, por Hungaria nuk mund t’i bashkohet asnjërit prej tyre.
“Është në interesin e Hungarisë që të ketë marrëdhënie të gjalla, të fuqishme dhe të thella ekonomike me të dy blloqet ekonomike në zhvillim,” shpjegoi Orban filozofinë e politikës së tij, e cila ngjan gjithnjë e më shumë me atë të Aleksandar Vuçiqit.
Orban erdhi në Ohër me njëmbëdhjetë gazetarë dhe kameramanë të akredituar dhe me një delegacion të madh qeveritar që është pjesë e takimit ndërqeveritar ndërqeveritar maqedono-hungarez.
Comments are closed for this post.