Takimi i Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev dhe Presidentes së vendit Gordana Siljanovska Davkova ka filluar me dyer të mbyllura, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare.
Ky është takimi i parë i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, pasi nuk u takuan në Romë në nderimin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.
Sipas BNR, pas bisedës mes dy presidentëve nuk priten deklarata.
Presidenti bullgar Radev para takimit të sotëm me Siljanovska Davkovën tha se pret që çështjet e hapura të zgjidhen përfundimisht.
Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pres që ky dialog të kontribuojë në afrimin tonë kulturor, por edhe të inkurajojë bashkëpunimin ekonomik. Presim që Maqedonia t’i përmbushë të gjitha obligimet ndaj nesh dhe ndaj Bashkimit Evropian, tha Radev.
Sipas Radevit, qeveria jonë ende nuk e ka braktisur retorikën zgjedhore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka hequr dorë nga retorika zgjedhore. Duhet të kthehemi në realitet, marrëdhëniet tona do të varen nga marrëveshjet e lidhura, theksoi Radev.
Kjo është vizita e parë e Siljanovska Davkovës pas marrjes së detyrës në maj të këtij viti. Ajo sonte në Sofje do të ndjekë operën “Nabucco” të Xhuzepe Verdit në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.
Në delegacionin e Maqedonisë sot në Sofje janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Comments are closed for this post.