Policia ka zbardhur incidentin e armatosur të datës 28 gusht në Haraçinë . Ndaj tre personave është ngritur kallëzim penal për vrasje në tentativë dhe rrezikim i përgjithshëm. Motivet e incidentit nuk janë potencuar nga policia, po dikasteri i Brendshëm njofton se janë bastisur disa lokacione në Haraçinë, ndërsa ndaj njërit prej të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Mbrëmjen e 28 gushti, dyshohet se 3 persona të armatosur hapën zjarr kundër një 25 vjeçari dhe shoqëruesit të tij 29 vjeç.
Comments are closed for this post.