Pas tradhtisë, princesha e Dubait prezanton parfumin “Divorci”

Moda dhe bukuri 11.09.2024 / 15:21
Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, e la burrin e saj, Mana Al Maktoum, në korrik përmes një postimi në Instagram.

Ajo shkroi: “I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me të tjerat, po e shpall këtu divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Kujdesu për veten Ish-gruaja jote”. Ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale.

Tani, ajo ka befasuar ndjekësit e saj me një projekt të ri biznesi, për të cilin shumë e kanë quajtur një ikonë të vërtetë. Ajo ka prezantuar një parfum që e ka quajtur “Divorc”.

Princesha e Dubait prezantoi parfumin e saj luksoz për qindra mijëra ndjekës në Instagram. Në reklamën e saj, ajo shfaqte një shishe të zezë parfumi dhe sytë e një pantere të zezë.

Ndjekësit shpejt reaguan me komente si: “Ku mund ta porosis?”, duke lavdëruar mënyrën se si Mahra po përballon divorcin.




Comments are closed for this post.

Të fundit