Nga sot do të reduktohet transporti urban me autobus në Shkup. Disa nga autobusët privatë do të lëvizin vetëm në mëngjes, nga ora pesë. Një autobus do të drejtojë vetëm një turne, në një linjë.
Bëhet fjalë për autobusët me numrat 45, 23, 63, 73, 61, 63, 22, 52, 54, 19 dhe 20. Më pas autobusët do të qëndrojnë në garazh, ndërsa shoferët do t’u bashkohen kolegëve të tyre që nuk do të lëvizin.
Transporti publik i organizuar nga “Vestor Trans” edhe sot vazhdon të funksionojë pa probleme dhe në përputhje me orarin. Bëhet fjalë për autobusët me numër 9, 11, 11a, 12, 47 dhe 55.
Disa nga transportuesit privatë bëjnë të ditur se sot do të kenë takim me drejtorin e NQP “Shkup” Dragi Kushovski dhe me sekretarin e Qytetit të Shkupit. Takimi, siç është paralajmëruar, duhet të mbahet në ambientet e JSP “Shkupi” në Autokomandë.
Transportuesit privatë kërkojnë shlyerjen e borxhit dhe rritjen e çmimit, i cili siç theksojnë është i tetë viteve më parë, përkatësisht i vitit 2017. Nga ana tjetër, Kompanisë së Transportit Publik i mungojnë autobusët për të mbuluar orarin dimëror, i cili nis sot.
Comments are closed for this post.