Pasi që Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë e pranoi fajësinë dhe kishte lidhur marrëveshje me prokurorinë, pas së cilës u dënua me kusht, Prokuroria zbuloi se edhe gjyqtari suprem Nake Georgiev ka paraqitur propozim për marrëveshje.

“Duke pasur parasysh faktin se veprimet e N.G plotësonin kërkesat ligjore të formës kualifikuese të krimit nga neni 359 të paragrafit 7, për të cilin është pezulluar dënimi me burgim prej 1 deri në 10 vjet, pas dorëzimit të iniciativës për zgjidhje nga i dyshuari N.G., është duke u zhvilluar procedura për lidhjen e propozim-ujdisë me të cilën do të përcaktohet dënim efektiv me burgim, ndërsa pë rezultatin publiku do të njoftohet me kohë”, thanë nga Prokuroria.

Memeti dhe Georgiev akuzohen në rastin se kanë marrë 10.000 euro për t’ia lehtësuar pozitën kryetarit Boro Stojçev, ndaj të cilit ka filluar procedura penale.

Ndryshe, Ixhet Memeti në KShPK ka raportuar dy llogari kursimi në valutë në emër të bashkëshortes dhe dy kredi në emër të tij, të marra në vitet 2020 dhe 2019, nga 14.2 mijë euro dhe 59 mijë euro secila, për të cilat nuk ka dhënë informacion se deru kur duhet t’i kthejë.

Para se t’i caktohet paraburgimi, Këshilli Gjyqësor në një seancë urgjente, ia hoqi imunitetin Georgievit, miratoi kërkesën për paraburgim dhe vendosi largimin e tij nga vendi i punës deri në vlefshmërinë e procedurës kundër tij.