Agim Krasniqi, i cili ishte pjesë e “Grupit të Kondovës” dhe Sehat Ramadani, dje janë ekstraduar nga Kosova, mëson “Focus”.
Pas një ekstradimi të autorizuar më parë, ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin me burgim për të cilin janë dënuar.
Në vitin 2020, Krasniqi dhe Ramadani nuk u kthyen në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Ata duhet të kryejnë rreth tre të tjera nga gjithsej 15 vjet burg që u dënuan në vitin 2008 për krime të shumta lidhur me dhunën, rrëmbimin, zhvatjen dhe armët pa leje.
Comments are closed for this post.