Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar anëtarët që të mos përshkallëzojnë më tej tensionet me hakmarrje kundër Iranit, duke thënë se Lindja e Mesme tashmë është “në prag” lufte.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit ai tha: “Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”.
I dërguari i Izraelit në OKB i kërkoi Këshillit të Sigurimit të vendosë “të gjitha sanksionet e mundshme” kundër Iranit pas sulmeve të paprecedentë të vendit.
Më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën në Izrael gjatë natës të shtunën, për të cilën Irani tha se ishte në përgjigje të një sulmi të 1 prillit në konsullatën e tij në Siri. Pothuajse të gjithë u qëlluan para se të arrinin objektivat e tyre citon BBC.
Comments are closed for this post.