BDI nuk e përkrah Spasovskin, nëse janë të sakta informacionet që qarkullojnë në media?
Shkaqet janë të shumta, mirëpo ne do të analizojmë disa prej tyre. Një shkak mund të jetë se posti i ministrit të brendshëm tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende shihet si nj funksion me kontekst negativ, pa marë parasysh kush e ushtron. Prandaj BDI mund të ketë frikë dhe dyshime se nëse përkrah një ministër të brendshëm, mundet që kjo të reflektohet negativisht edhe ndaj tyre, aq më tepër kur zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen në një ditë me zgjedhjet parlamentare.
BDI në fillim të mandatit i acaroi tej mase raportet me presidentin aktual Stevo Pendarovski, për shkak të emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim. Mirëpo që atëherë kanë kaluar pesë vite dhe opinioni në masë të madhe ka harruar këtë acarim, Nga ana tjetër edhe pse ka vlerësime kontradiktore nëse Pendarovski ishte apo nuk ishte president i mirë, megjithatë tek pjesa më e madhe e opinionit shqiptar është ruajtur përhtypja se ai është një politikan korrekt konform shqiptarëve dhe si i tillë kuptohet është më lehtë të përkrahet nga një parti shqiptare, shkruan Zhurnal.
Kurse Spasovski është ndër ministrat e fundit në Qeveri që ende mbijeton si (dikur) njeri i afërt me ish kryeministrin Zoran Zaev. Duke pasur parasysh se BDI ka prishur raportet me Zaev, për shkak të informacioneve se ai bashkë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski një periudhë kanë shqyrtuar plane për formim të një qeverie pa BDI-në, atëherë partia e Ali Ahmetit ndoshta është e interesuar që sa më shumë që është e mundur ta “pastrojë” LSDM-në nga kuadrot e Zaevit që angazhoheshin me maksimën “BDI në opozitë” dhe në këtë funksion është edhe mospërkrahja për Spasovskin.
Vetë Spasovski kohën e fundit edhe më tepër ëshëtduke e theksuar afërsinë me Zaevin, duke realizuar disa takime, me të cilëve ishte edhe takimi i përbashkët në selinë e LSDM-së me kryetarin e kësaj parti, njëkohësisht kryemimistër, Dimitar Kovaçevski. Fillimisht u mendua se bëhet fjalë për takim për pajtim, mirëpo më vonë nga mediumet u informua dhe asnjëherë nuk u demantua, se në fakt në këtë takim Zaev ka shprehur pakënaqësi nga politikat e LSDM-së, duke paralajmëruar udhëheqësinë partiake të “mbledhin mend”, se përndryshe mund të dalë publikisht dhe të prononcohet kundër tyre.
Sidoqoftë, të mëdha janë gjasat që partitë shqiptare të përcaktohen në raundin e dytë se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin, duke pasur parasysh se në raundin e parë do të kenë kandidatë të tyre për president. Një gjë të tillë zyrtarisht e ka paralajmëruar fronti opozitar që do të garojë me kandidat të përbashkët, e me inercion ka gjasa që edhe BDI dhe ASH të jenë të detyruar të dalin me kandidat të tyre./Zhurnal
Comments are closed for this post.