Një person ka pësuar plagë me armë zjarri në të dyja këmbët në shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Kumanovës, afër rrugës “Boris Kidriq”.
Siç informojnë nga spitali i Kumanovës, në ora 17:38 me automjet të shërbimit të urgjencës mjekësore tek ata është sjellë një i moshuar me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët.
Pas dhënies së ndihmës së parë, personeli për shkak të plagëve të rënda që ka marr personi është transportuar në Klinikën për Kirurgji Vaskulare në Shkup.
SPB Kumanovë e ka konfirmuar rastin, por më shumë detaje do të japë pas përfundimit të hetimeve. Sipas informacioneve jozyrtare, i plagosuri është rreth të pesëdhjetave.
Comments are closed for this post.