Klinika e Onkologjisë ka shkelur 37 akte ligjore dhe nënligjore gjatë funksionimit të saj të përgjithshëm dhe furnizimit me terapi biologjike për pacientët.
Ky fakt u potencua në Komisionin Anketues, ku u prezantuan parregullsitë sistematike, që kanë ekzistuar në këtë klinikë. Reagime pati edhe nga opozitarja, VMRO-DPMNE, nga ku potencuan se Prokuroria po punon për të mbrojtur mafinë e kancerit që bëri miliona në kurrizin e pacientëve.
“Kaluan dy muaj dhe prokuroria e Jovevskit dhe Abazit nuk ka nisur hetim nga hetimet paraprake, e aq më pak të akuzojë dikë për skandalin e shëmtuar “Mishi i egër”, në Klinikën e Onkologjisë. Me zvarritjen e procedurës, në vend që të gjinden fajtorët konkretë, njolloset petku i bardhë i të gjithë punonjësve të Onkologjisë, madje edhe i të gjithë punëtorëve shëndetësorë.”.
LSDM: Të mos keqpërdoret Komisioni Anketues
Nga LSDM-ja kërkojnë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, të mos manipulojë opinionin, duke thënë se po shkatërrohet materiali dëshmues, sepse ekzistojnë dëshmi se bëhet fjalë për reciklim të mbeturinave. Nga kjo parti kërkojnë të mos plasohen të pavërteta.
“Kërkojmë të ndërpritet manipulimi i opinionit dhe keqpërdorimi i Komisionit Anketues nga opozita dhe kërkojmë koordinim, sa i përket miratimit të konkluzave të përbashkëta të komisionit që ka mandat konkret nga Kuvendi. Ne nuk jemi as gjykatë e as prokurorë, puna jonë është të konstatojmë se a ka përgjegjësi politike, por edhe përskaj këtij fakti, ende po vazhdon manipulimi dhe prezantimi i qëndrimeve personale si qëndrime të komisionit.”, – tha Nenad Kociq nga LSDM-ja.
Nga LSDM-ja kërkojnë edhe që deputeti Milloshovski të kërkojë falje për manipulimin e opinionit.
Comments are closed for this post.