Pentagoni ka hetuar rreth 300 raste të UFO-ve gjatë vitit të kaluar disa prej të cilave mendohet sipas tyre se mund të jenë në fakt krijime të qeverive të huaja që përpiqen të spiunojnë SHBA-në, kujtojmë rastin e balonës kineze.
Gjatë raportit të fundit hetuesit thanë se Zyra e Zgjidhjes së Anomalive mori 274 raste të konfirmuara nga 31 prilli 2022 deri më 30 prill 2023.
Agjencia gjithashtu ka shqyrtuar 17 pamje të tjera që kanë ndodhur midis 2019 dhe 2022, asnjëra prej të cilave nuk është përfshirë në raportet e mëparshme.
Sipas raportit të dorëzuar në Kongres, disa nga këto objekte fluturuese tani të referuara si “fenomene anormale të paidentifikuara” shfaqën “karakteristika lidhur me lëvizjen” duke përfshirë udhëtimin me shpejtësi të lartë dhe “manovrime të pazakonta”.
“Jam i shqetësuar nga perspektiva e sigurisë kombëtare,” tha fizikani Dr. Sean Kirkpatrick, drejtor i Zyrës së Zgjidhjes së Anomalive në Departamentin n Mbrojtjes, për CNN përpara publikimit të raportit, citon Noa.al.
Rreth gjysma e raporteve përmbajnë të dhëna të mjaftueshme që ato mund të përjashtohen si “gjëra të zakonshme”, të tilla si balonat ose mbeturinat lundruese, tha Kirkpatrick, por 2-4% janë vërtet anormale dhe kërkojnë hetime të mëtejshme. Raporti tha se vetëm “një përqindje shumë e vogël” e vëzhgimeve kanë nënshkrime “interesante”, të tilla si udhëtimi me shpejtësi të lartë ose “morfologji të panjohura”.
Comments are closed for this post.