Janë luajtur takimet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pse kjo javë nuk u mbyll e plotë. Takimi Armani Milano-Maccabi Tel Aviv është shtyrë për shkak të luftës në Izrael.
Për sa i përket takimeve të luajtura, edhe këtë sezon vijon të dominojnë skuadrat spanjolle, teksa tri prej tyre janë me pikë të plota: Real Madrid, Barcelona e Valencia. Këtij grupi që kryeson renditjen i bashkohet edhe Zalgiris Kaunas nga Lituania.
Euroleague-Raundi i dytë
Anadolu Efes-Real Madrid, 80-103
Alba Berlin-Baskonia Gasteiz, 86-91
Villeurbanne-Partizan Beograd, 62-88
Panathinaikos – Bayern Mynih, 78-71
Monaco-Virtus Bolonja, 59-83
Zalgiris Kaunas-Crvena Zvezda, 79-74
Olympiacos-Barcelona, 68-77
Valencia Basket-Fenerbahce, 77-74
Armani-Milano-Maccabi Tel Aviv, e shtyrë
Comments are closed for this post.