Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 1.100, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Thuhet se të paktën 5.339 persona u plagosën nga bombardimet, dhe se rreth 60 për qind e të plagosurve ishin gra dhe fëmijë.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, nisi një operacion gjithëpërfshirës të quajtur “Tufani i Aksasë” të shtunën në mëngjes. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit dhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Grupi tha se operacioni ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin/Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe ndaj dhunës së shtuar nga kolonët.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpata të Hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave izraelite, të paktën 1.200 izraelitë u vranë në sulmin e Hamasit.