Portali Focus publikoi një sondazh që shkaktoi tallje në opinion. Sondazhi i agjencisë “Stratum Reed”, përveç parashikimit se Kovaçevski ka vlerësimin më të lartë në mesin e politikanëve në Maqedoni, ka edhe një gabim të madh shuma e përqindjeve të anketuarve është 104%.

Sipas sondazhit, të pyetur për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, 50% e të anketuarve janë deklaruar neutralë, 35% i mbështesin dhe 19% i kundërshtojnë, që jep një shumë totale prej 104%!?

E njëjta agjenci në vitin 2021 humbi plotësisht anketën para zgjedhjeve lokale. Në atë kohë, “Stratum” parashikoi se LSDM-ja ka besimin më të lartë prej 26,1% të të anketuarve, 23,8% kanë besim në VMRO DPMNE, ndërsa gjatë zgjedhjeve LSDM ka humbur në mënyrë katastrofike.

“Stratum” u lidh edhe me skandale me grante të dhëna nga Fondi i Inovacionit. Publiku me të drejtë pret përgjigje nga agjencia dhe media që kanë publikuar sondazhin.