Kabineti i Sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi mbrëmë hyrjen zyrtare të vendit në luftë dhe lejen për të kryer “aktivitete të rëndësishme ushtarake”.
“Times of Israel” raporton se kjo është bërë e ditur sot nga kabineti i Netanyahut, transmeton Telegrafi.
E pwrditshmja izraelite kujton se kryeministri Netanyahu tashmë ka thënë se Izraeli është në luftë pas sulmit të djeshëm të terroristëve të Hamasit në jug të vendit, gjatë të cilit u vranë qindra njerëz.
Thuhet se vendimi i kabinetit të sigurisë, i cili mbledh liderët më të lartë të vendit, është marrë për të zbatuar pikën 40 të ligjit bazë për qeverinë e Izraelit. Sipas kësaj klauzole, Izraeli nuk mund të shkojë në luftë nëse nuk merr miratimin e qeverisë.
Luftime të ashpra po zhvillohen pranë qytetit jugor izraelit Magena, i cili ndodhet pranë kufirit me Rripin e Gazës. Times of Israel raporton se luftimet po zhvillohen midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Raportohet se mediat në gjuhën hebraike raportuan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), siç quhet zyrtarisht ushtria e vendit, po përdorin gjithashtu tanke kundër Hamasit në zonë.
Comments are closed for this post.