Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza në periudhën nga ora 10 deri në 11 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të fshatit Lisiçe e Poshtme, gjegjësisht pjesa drejt hekurudhës dhe Draçevës, Komuna e Aerodromit dhe Kisella Vodës.

Në periudhën nga ora 9 deri në 12 nga rruga “Kiçevska” nr.28, Komuna Gjorqe Petrov dhe në periudhën nga ora 8.30 deri në 15:30 përdoruesit e fshatit Konjare e Mesme, Komuna Petrovec.

Nga QMK informojnë edhe se për shkak të dyfishimit të pusetave në rrugën “Gemixhiska” në lagjen Zehelezarë, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugës së njejtë nga ora 9 deri në përfundim të intervenimit.