Mundësia që 20 deputetë të kërkojnë thirrjen e seancës së re nuk është obligim për Kryetarin e Kuvendit që të caktojë seancë – ka deklaruar Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në fillim të seancës së 125-të të Kuvendin, duke iu përgjigjur kërkesës së deputeteës së opozitës Dafina Stojanovska që të thirret vazhdimi i seancës së 123 për ndryshimet kushtetuese.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se vazhdimi i seancës së ndërprerë të 18 gushtit është nën kompetencat e Kryetarit të Kuvendit.“Neni 5 i paragrafi 81 është i qartë, i saktë dhe i prerë në kuptimin e asaj se seanca e ndërprerë është në kompetenca të Kryetarit të Kuvendit, se kur do të vazhdojë seanca. Ashtu sikurse shumë seanca presin vazhdimin për shkak të gjërave të caktuara, që tashmë dihen në opinion, e kjo është për shkak të mos punës së komisioneve adekuate. Seanca e 123 do të nis atëherë kur do të ketë kushte për t`u vazhduar”, tha Talat Xhaferi.