Nga 1 shtatori, shërbimi i marrjes me qira të skuterëve elektrikë nuk do të ekzistojë më në kryeqytetin francez.
Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Parisit, në muajin prill në qytet u mbajt një referendum për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë. Referendumi pati një pjesëmarrje të ulët, ndërsa 90 për qind e votuesve ishin për t’u dhënë fund këtyre shërbimeve.
Kështu, Parisi do të jetë një nga qytetet e pakta evropiane ku marrja me qira e skuterëve elektrikë do të bëhet plotësisht e ndaluar.
Comments are closed for this post.