Katër astronautët e dërguar në hapësirë më 26 gusht nga Space X, kompania e transportit hapësinor në pronësi të Elon Musk raportohet se arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Sipas lajmit të CNN-it, kapsula “Crew Dragon”, e cila përfshin 4 astronautë për të kryer misionin “Crew-7” të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së ShBA-së (NASA), mbërriti në destinacionin e saj pas udhëtimit njëditor.
I udhëhequr nga Jasmin Moghbeli i NASA-s, ekipi i ri përfshinte danezin Andreas Mogensen nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Satoshi Furukawa nga Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) dhe kozmonauti Konstantin Borisov nga Agjencia Federale Ruse e Hapësirës (Roskosmos).
Do të duhen 5 ditë që skuadra shumëkombëshe të marrë përsipër detyrën nga astronautët “Crew-6”, të cilët kanë qenë në stacion për rreth 190 ditë që nga muaji mars.
Gjatë kohës që astronautët kalojnë në stacion, është planifikuar të hetohet rreziku i përhapjes së baktereve në misionet me njerëz, evakuimi me vakum i mikroorganizmave nga stacioni në hapësirë, metodat për të përmirësuar riciklimin e ujit të përdorur në stacion, dhe ndryshimi i valëve të trurit të astronautëve në një mjedis me gravitet të ulët teksa janë në gjumë.
Kapsula “Crew Dragon” u lëshua nga raketa Falcon 9 e Space X më 26 gusht nga Stacioni Hapësinor Kennedy në Florida, ShBA, në orën 03:27 të mëngjesit me orën lokale.
Comments are closed for this post.